MENU
klinika

Përgjigjet dr. Apostol Vaso

Natën kam dhimbje tek fundi i shpinës. Çfarë mund të jetë?

22.01.2020 - 15:41

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Kam dhimbje tek fundi shpinës sidomos natën pasi fle në pozicionin në shpinë por ditën kur qëndroj para kompjuterit vazhdon dhimbja dhe nuk mund ta mbaj pozicionin e duhur, anoj nga ana e majtë dhe fillon dhimbja anash a mundet të jetë dhimbje muskujsh  apo  diçka tjetër. Ju faleminderit!

Përgjigjet dr. Apostol Vaso:  Nëse jeni në moshë të re, ka shumë mundësi  të jetë dhimbje si rezultat i kontrakturave të muskujve të mesit dhe të vitheve. Kjo mund të jetë rezultat i qëndrimit të zgjatur në karrige dhe gjithashtu edhe për arsye të  rregullimit të gjumit dhe qendrimit në orët e vona në kompjuter.

Nëse jeni i moshuar mundësia më e madhe të jetë si rezultat i dëmtimeve të kyçeve ndërmjet vertebrave të cilat ndryshe emërtohet sindromi i fascetave.

Në rastin e parë mjekimi është fizioterapeutik dhe edukim postural, duke përfshirë edhe edukimin për higjenën e gjumit.

Në rastin e dytë kërkohen ndërhyrje me injeksione në artikulacionet fascetare…dhe sigurisht fizioterapi.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.