MENU
klinika

Ndryshimet e kushtetutës

Putin do pushtet të përhershëm, apo ka të tjera plane?

04.02.2020 - 16:50

Kur Presidenti rus Vladimir Putin propozoi ndryshime të Kushtetutës këtë muaj, duke kërkuar zëvendësimin e tërë qeverisë së tij, analizat dilnin në përfundimin se ai po kërkonte të qeveriste Rusinë përjetë.

Dy javë më vonë, ne mund të themi se dimë vetëm shumë pak për planin e Putinit. Rusët janë akoma të pasigurt për atë që Kremlini ka në mendje për të ardhmen politike të vendit të tyre.

Çfarë ndodhi?

Në fjalimin e tij vjetor të kombit më 15 janar, Putin, i cili ka qenë në pushtet për 20 vjet, bëri thirrje për një rregullim të kushtetutës së Rusisë, që duket se kishte për qëllim të sundonte edhe kur të përfundonte mandatin e tij në 2024. Dy orë më vonë, Kryeministri Dmitry Medvedev, i konsideruar aleati besnik i Putinit, njoftoi që ai dhe qeveria e tij po jepnin dorëheqjen. Papritur, Rusia u gjend në mes të trazirave më të mëdha politike në 10 vjet.

Brenda një jave, Putini vendosi si kryeministër Mikhail Mishustin, ish-kreun e shërbimit federal të taksave federale të Rusisë. Parlamenti rus më pas miratoi listën e anëtarëve të rinj të Kabinetit  të Mishustin. Putin emëroi një këshill të posaçëm për të këshilluar ndryshimet e propozuara kushtetuese.  Por përpara se grupi të mblidhte takimin e tij të parë, Kremlin prezantoi një projekt-ligj me ndryshimet e shkruara tashmë.

A do të thotë kjo që Putini do të sundojë përjetë?

Në fjalimin e tij fillestar, ku propozonte ndryshime kushtetuese, ai sugjeroi se do të nxiste parlamentin të ketë më shumë fuqi.  Nuk do të ishte hera e parë e tij në atë post, të cilën ai e mbajti për dy vjet para se të bëhej president në 2000, dhe pastaj përsëri nga 2008 deri në 2012, ndërsa Medvedev ishte president. Putin u zgjodh përsëri president në 2012 dhe më pas u rizgjodh në 2018 në një mandat tjetër gjashtëvjeçar. Vetë Putin dukej se e hodhi këtë ide javën e kaluar kur foli me studentët në vendpushimin në Detin e Zi të Soçit.

Pse po e bën tani Putini? Dhe pse po nxiton?

Një teori është që Putin, 67 vjeç, mund të dëshirojë të largohet para përfundimit të mandatit të tij në 2024. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë Kremlini përballet me një dilemë. Si mundet Putini t’ia dorëzojë paqen, pushtetin një drejtuesi të ri ndërkohë që lejon elitën qeverisëse, të mbajë të gjitha pasuritë e saj?

Çfarë ndodh më pas?

Nuk ka dyshim që parlamenti do të aprovojë të gjitha ndryshimet kushtetuese, ndoshta që në fund të shkurtit. Sapo të ndodhë kjo, rusët do të marrin një shans për të marrë pjesë në një “votim publik”. Kremlini ka sqaruar se votimi nuk është referendum, megjithëse nuk ka thënë saktësisht se çfarë është. Ndryshimet kushtetuese në vetvete nuk duken mjaft të fuqishme për të nxitur protesta të mëdha në rrugë, tha Schulmann.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Times/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN