MENU
klinika

"Receta e mamit"

Si të gatuani pilafin me karota dhe bizele!

23.02.2020 - 09:00

Pilaf me karota dhe bizele është një pjatë e parë delikate dhe i shijshëm në të njëjtën kohë. Përgatitja është shumë e thjeshtë dhe në pak minuta pilafi është gati

Përbërësit

  • 200 gr oriz
    400 ml ujë të nxehtë ose lëng mishi
    500 gr bizele
    300 gr karota
    10 ml vaj ulliri
    10 gr kripë
    5 gr piper

Përgatitja

  1. Për të përgatitur këtë pjatë me pilaf me karota dhe bizele duhet te bëjmë kujdes në zgjedhjen e orizit. Ai duhet të jetë kokërr plotë dhe ideal për pilaf.
  2. Lajmë bizelet i kullojmë, pastrojmë karotat i presim në kubik. Mund të përdorim edhe karota të vogla. Bizelet dhe karotat i hedhim në një enë me ujë, kripë dhe i ziejmë për 5 minuta. Pasi ziejnë perimet i kullojmë nga uji.
  3. Kaurdisim orizin për 5 minuta në zjarr të ngadalshëm. Më pas i shtojmë lëngun e perimeve duke hedhur dyfishin e orizit. Enës i vendosim kapakun dhe e lemë në zjarr të avashëm për 10 minuta.
  4. Pasi e heqim orizin nga zjarri e përziejmë me perimet, i shtojmë pak piper sipas dëshirës dhe e servirim.

Ju bëftë mirë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Historia e rrëfyer nga prindërit

5 gjëra që disa familje duhet t’i dinë!

"Fakte shëndetësore" kontradiktore

5 Mitet e ushqimit të shëndetshëm