Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacientja:Kam dhimbje shpine. Si t’i lehtësoj pa ilaçe?
Përgjigjet mjekja e përgjithshme: Një studim i publikuar te revista amerikane “Medical Association” sugjeron dy lloje alternativash për lehtësimin e dhimbjeve të shpinës, pa ilaçe. Njëra është ulja e niveleve të stresit nëpërmjet jogës dhe meditimit, dhe tjetra është terapia popullore e sjelljeve njohëse (CBT) (sjellja në kujtesë e momenteve të lumtura që keni kaluar në jetë).
Shkencëtarët kryen një eksperiment ku u përfshinë 300 njerëz (mosha mesatare 49). Njëri grup ndoqi dy trajtimet e mësipërme për 8 javë, ndërsa grupi tjetër mori kujdesin si zakonisht. Gjashtë muaj më vonë shkencëtarët zbuluan se 45% e pjesëmarrësve në grupin e parë kishin më pak dhimbje shpine dhe mund të lëviznin më lirisht se ata të grupit të dytë.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.