Presidenti u ofroi amerikanëve diçka që ata rrallë kanë parë prej tij në konferencën e tij të fundit për shtyp të hënën.
Ai shpërndau informacione të pakontestueshme bazuar në fakte. Ai bëri thirrje për unitet kombëtar dhe dukej sikur ai do të ndihmonte për ta krijuar atë. Dhe ai e harroi për një moment zakonin e tij normal për të folur me superlativa.
“Secili prej nesh ka një rol kritik për të ndaluar përhapjen dhe transmetimin e virusit”, tha Trump, duke kërkuar parandalimin e një krize, nga e cila do të varen shpresat e rizgjedhjes së tij.
Fjalimi i Presidentit për seriozitet kundërshtoi ashpër me disa nga komentet e tij të mëparshme për pandeminë, të cilën ai e ka krahasuar me gripin .
Ai foli si udhëheqës i një kombi në krizë, duke u bërë thirrje qytetarëve të tij të bashkohen, pa përçarje politike kombëtare.
Do të duhen më shumë se një konferencë serioze për shtyp. Dhe Trump duhet të dëshmojë në ditët në vijim se ai ka në fokus të udhëheqë më shumë sesa thjesht të flasë.
Sidoqoftë, performanca e Trump të hënën ishte aq e pazakontë sa që ai trondiiti shikuesit dhe i bëri ata të kuptojnë plotësisht realitetin.
Trump u bëri thirrje amerikanëve të shmangin udhëtimet dhe mbledhjet me më shumë se 10 persona. Ai tha se njerëzit e moshuar duhet të qëndrojnë në shtëpi. Kushdo që është i sëmurë nuk duhet të dalë jashtë dhe familjeve të tëra u është thënë të karantinohen, jo vetëm anëtar i familjes.
“Nëse të gjithë e bëjnë këtë ndryshim ose këto ndryshime kritike dhe sakrifica tani, ne do ta mposhtim virusin dhe do të kemi një festë të madhe” tha Trump.
Megjithatë, performanca e Trump nuk ishte perfekte. Ende nuk është e qartë se ai është i gatshëm të marrë përgjegjësinë për përpjekjet kundër virusit, por ky ishte një fillim i mirë.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNN/ konica.al