MENU
klinika

"Diplomacia e maskave"

Si Kina po ‘luan’ me vendet e Evropës Juglindore…

19.04.2020 - 16:01

Kur dërgesa e parë e maskave të fytyrës dhe pajisjeve mjekësore nga Kina mbërriti në Beograd, presidenti i Serbisë puthi flamurin kinez në aeroport.

Ndërkohë, zyrtarët hungarezë dhe çekë kanë qenë kritikë për ndihmën e BE-së në luftën kundër Covid-19 dhe kanë zgjedhur të lavdërojnë Kinën.

Imazhi i Kinës u dëmtua nga reagimi  fillimisht i ngadaltë për përhapjen e koronavirusit të ri, së bashku me përpjekjet e saj për të heshtur për një epidemi që po përhapej kudo. Pekini, ka bërë shumë përpjekje për tu dukur se po mbron pjesën tjetër të botës.

Në realitet, Kina, atëherë dhe tani nuk interesohet për “pjesën tjetër të botës”, dhe masat e sigurisë të zbatuara në Wuhan erdhën shumë vonë, duke i dhënë kohë sëmundjes të përhapej kudo.

Why China's 'Mask Diplomacy' Is Faltering | Time

Ky është një skenar që ne mund ta shohim tani në Rusi, ku spitalet në Moskë dhe qytete të tjera të mëdha janë mbingarkuar nga njerëz që vuajnë nga “pneumonia”.

Kjo është një qasje e përbashkët nga regjimet autoritare.

Tani, Kina po kërkon të përmirësojë imazhin e saj në vendet e tjera duke përdorur “diplomacinë e maskave” e cila është një kombinim i axhendës politike dhe dërgesave të ndihmës që synojnë ta paraqesin Kinën si një aleate bujar dhe të aftë.

Problemi qëndron në faktin se jo e gjithë kjo ndihmë “humanitare” është e një cilësie të mirë ose e sigurt.

Duhet të theksojmë se për vite me radhë Kina ka forcuar ndikimin e saj politik dhe ekonomik në shumë vende në Evropën Jugore Lindore përmes projekteve të saj globale të investimeve. Pas fillimit të pandemisë Covid-19, këto kanë ndikuar shumë në vende të tilla si Serbia dhe Hungaria, ku liderët populistë përpiqen të mbajnë marrëdhënie të mira me Kinën dhe Rusinë.

Dorëzimet e maskave kineze të fytyrës dhe pajisjeve mjekësore u vlerësuan gjithashtu nga Italia, Spanja, Hollanda dhe Sllovakia.

China's 'mask diplomacy' wins support in Eastern Europe

Kina ka rritur dukshëm veprimtarinë e saj në fushat e lojës politike, ekonomike dhe sociale, të cilat mund të vërehen jo vetëm në Evropë, por edhe kudo tjetër në botë.

Ajo që u arrit nga Pekini me instrumentet e saj të fuqisë së butë përgjatë 20 viteve u rrëzua në dy muaj, dhe për këtë arsye komunistët kinezë kanë filluar fushata të tjera.

Maskat nuk do ta shpëtojnë botën nga Covid-19, por një reagim të qeverisë kineze në lidhje me përhapjen e virusit do të ketë.

Në vend të kësaj, Kina vazhdon të gënjejë dhe të fshehë dëmin e vërtetë të bërë nga koronavirus.

Jetët e shumta të humbura nga virusi në SHBA dhe Evropë po na detyrojnë të jemi shumë skeptikë ndaj të dhënave që dalin nga Pekini në lidhje me numrin e të infektuarve dhe shkallën e vdekjeve në vend.

Përkthyer dhe përshtatur nga Modern Diplomacy/ konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


CNBC/ Ekspertët: Planifikoni tani para se...

“Kina është ende Kinë, ekonomia ende ekonomi”