Nesër bëhen 75 vjet që kur armët “ranë në heshtje” në të gjithë Evropën. Nazizmi ishte mposhtur, Aleatët kishin fituar, shumica e kontinentit ishte shndërruar në gërmadha. Qytetarët në të gjithë kontinentin do ta kujtojnë, por edhe do ta festojnë, Ditën e Fitores në Evropë.
Këto përkujtime janë, natyrisht, disi të heshtura këtë vit pasi që pjesa më e madhe e Evopës mbetet e izoluar dhe rregullat e forta të distancimit shoqëror praktikohen kudo. Dhe kjo nuk dallohet askund më shumë sesa në kryeqytetin rus.
Vladimir Putin kishte shpresuar se viti 2020 do të shënonte një pikë kthese në presidencën e tij dhe planet e tij për të qeverisur Rusinë për shumë vite në vazhdim. Një paradë masive ushtarake në Sheshin e Kuq ishte planifikuar për të shtunën, me mijëra ushtarë që do të marshonin, pasi bandat të luanin dhe aeroplanët të kryenin një fluturim spektakolar. Si Komandant i Përgjithshëm, Putini do të kishte qenë në skenën qendrore, por ai do të ishte mbështetur nga homologët e tij kinezë dhe francezë, Xi Jinping dhe Emmanuel Macron.
Pas një dekade shqetësuese për Rusinë, një dekadë sanksionesh, parade ishte menduar të ishte një kujtesë që Kina mbetej një aleat kryesor dhe Franca po luftonte fort për të përmirësuar marrëdhëniet me njërën nga superfuqitë e vjetra të Evropës.
Por kriza e koronavirusit anuloi ditën e madhe të Presidentit Putin. Megjithëse, ky mund të jetë vetëm njëri nga shqetësimet e tij.
Kriza gjithashtu çoi në shtyrjen e një votimi kombëtar në të cilin Putin kishte shpresuar të fitonte një mbështetje të gjerë të publikut për ndryshimet kushtetuese që do t’i lejonin atij të zgjaste sundimin e tij përtej vitit 2024, kur mandati i tij si president të përfundojë.
Shtoji kësaj shumë probleme ekonomike; Masat e mbylljes së Rusisë po dëmtojnë masivisht ekonominë. Pandemia së bashku me një luftë çmimesh ka shkaktuar rënien e kostos së naftës. Ari i zi është, natyrisht, “gjaku financiar” i vendit.
Sa i përket shëndetit aktual të qytetarëve të saj … Epo, COVID-19 e ka “gjunj137zuar” vendin. Rusia regjistroi më shumë se 10,000 raste të reja për ditën e katërt me radhë të mërkurën, duke tejkaluar Gjermaninë, dhe tani është vendi me numrin e gjashtë më të lartë të të infektuarve.
Ndoshta nuk vjen si befasi, që vlerësimi i miratimit të Putinit ka rënë.
Pandemia është duke ndryshuar pritshmëritë tona për qeveritë dhe drejtuesit e tyre në të gjithë botën. Në fakt, mbështetja për shumë prej tyre është rritur.
Por, tani për tani, të paktën COVID-19 po dëshmon një sfidë për Rusinë dhe Putinin. Ashtu si parada e Moskës, viti 2020 nuk po rezulton të jetë aq i suksesshëm sa pritej.
Darren McCaffrey është redaktori politik i Euronews.
Përkthyer dhe përshtatur nga Euronews/ Konica.al