Donald J Trump nuk është më president i Shteteve të Bashkuara.
Duke mos patur asnjë përgjigje konstruktive ndaj ndonjë prej krizave që tani po shkatërrojnë Amerikën, Trump ka hequr dorë nga zyra e tij.
Ai nuk po qeveris. Ai është duke luajtur golf, duke parë TV dhe duke postuar në Twitter.
Si ka reaguar ai pas vrasjes në Minneapolis të George Floyd, që vdiq pasi një oficer policie i vendosi gjurin në qafë për minuta të tëra?
Trump i quajti protestuesit “banditë”. “Kur plaçkitja fillon, të shtënat fillojnë”, shkroi ai në Twitter,.
Përgjigja e Trump për tre muajt e fundit ka qenë po e tillë.
Guvernatorëve u është dashur të gjejnë ventilatorë për të mbajtur të gjallë pacientët dhe pajisje mbrojtëse për spitalin dhe punëtorët e tjerë thelbësorë. Atyre u është dashur të vendosin se si, kur dhe ku të rihapin ekonomitë e tyre.
Trump ka pretenduar se nuk ka “asnjë përgjegjësi” për testimin dhe gjurmimin e kontaktit, pika kyçe për të përmirësuar virusin. “Plani” i tij i ri u jep përgjegjësi shteteve që të bëjnë testimin dhe gjurmimin e tyre të kontaktit.
Trump gjithashtu merr meritat për krizën më të rëndë ekonomike që nga Depresioni i Madh.
Më shumë se 41 milion amerikanë janë të papunë.
Cila është përgjigjja e Trump? Ai thotë se ekonomia do të përmirësohet dhe nuk bën asgjë në lidhje mekëtë.
Po në lidhje me çështje të tjera?
Nuk ka asgjë të keqe në thelb me golfin, shikimin e televizionit dhe Twitterin. Por nëse kjo është pothuajse gjithçka që bën një president kur kombi përfshihet në kriza, ai nuk është president.
Në realitet, Donald Trump nuk drejton qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Ai nuk menaxhon asgjë. Ai nuk organizon. Ai nuk administron ose mbikëqyr. Ai nuk lexon memorandume. Ai i urren takimet. Ai nuk ka durim për njoftime.
Shtëpia e tij e Bardhë është në kaos.
Këshilltarët e tij nuk janë tregues të së vërtetës.
Problemet e Trump shkojnë shumë më larg se mungesa e udhëheqjes ose mos vëmendja ndaj normave tradicionale.
Në një kohë të tillë, ai ka hequr dorë nga detyrat dhe përgjegjësitë e Presidencës.
Ai nuk është më president. Sa më shpejt që të mos e trajtojmë si të tillë, aq më mirë.
Robert Reich, është profesor i politikave publike në Universitetin e Kalifornisë në Berkeley dhe autori I disa librave.. Ai është një kolumnist për Guardian USA.
Përkthyer dhe përshtatur nga The Guardian/ konica.al