Nafta po qëndron në rritje të konsiderueshme në sesionin e fundit të kësaj jave, pasi OPEC dhe prodhuesit e tjerë premtuan se do të respektojnë marrëveshjen për uljen e prodhimit me 9.7 milionë fuçi në ditë. Edhe shenjat për rimëkëmbjen e kërkesës po mbështesin çmimet e naftës.
Nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 39 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 41.6 dollarë për fuçi. të dyja kontratat u rritën me rreth 2% në sesionin e kaluar.
Planet e Irakut dhe Kazakistanit për të kompensuar në vijim prodhimin e tepërt gjatë majit, kanë mbështetur tregun. Nëse edhe prodhuesit e tjerë të mëdhenj do të kompensojnë furnizimin e tepër, gjatë 3 muajve në vijim shkurtimi i prodhimit do të jetë më shumë se 9.7 milionë fuçi në ditë, siç është rënë dakord mes vendeve anëtare të OPEC dhe aleatëve të tjerë.
Gjithashtu, edhe komentet e tregtarëve më të mëdhenj të naftës, si Vitol dhe Trafigura se kërkesa është rimëkëmbur gjatë qershorit, ka ofruar një mbështetje për çmimet.
Analistët parashikojnë se, niveli i rezistencës për naftën Bruto amerikane është midis 40 dhe 41 dollarë për fuçi. Me këtë çmim prodhuesit amerikanë të naftës argjilore mund të rihapin më shumë rafineri.