MENU
klinika

Sërish Kina "mollë sherri"

As presioni i SHBA-së nuk ia ndryshon mendjen Merkelit!

28.09.2020 - 08:44

Administrata e Presidentit të SHBA Donald Trump po bën presion ndaj Kancelares Angela Merkel për të përjashtuar Huawei Technologies Co. nga rrjeti pa tel i gjeneratës së pestë të Gjermanisë.

Një delegacion i udhëhequr nga Nënsekretari i Shtetit i SHBA Keith Krach zhvilloi bisedime me zyrtarët gjermanë gjatë një vizite dy-ditore në kryeqytetin gjerman. Krach tha se ai ishte i inkurajuar nga masat e reja të sigurisë që diskutohen nga qeveria e Merkel, por se mbetet e pasigurt nëse Huawei do të ndalohet nga 5G në ekonominë më të madhe të Evropës.

Zyrtari amerikan e përshkroi Huawei si “shtylla kurrizore e shtetit të mbikëqyrjes së partisë komuniste kineze” dhe tha se Gjermania është nën kërcënim të veçantë nga qeveria në Pekin.

Ai e quajti partinë komuniste një “kërcënim ekzistencial”.

Merkel ështëkundër ekspertë sigurisë në qeverinë e saj të cilët pajtohen me vlerësimin e rrezikut të SHBA ndërsa koalicioni i saj qeverisës finalizon rregullat për rrjetin 5G të Gjermanisë.

Merkel ka refuzuar të bëjë kompromis për qëndrimin e saj.

Megjithëse bisedimet janë duke vazhduar, masat e tyre nuk ka të ngjarë të arrijnë në një veto de facto të Huawei.

Sekretari i Shtetit i SHBA Michael Pompeo ka kërkuar vazhdimisht që qeveritë Evropiane të përjashtojnë Huawein dhe të marrin komponentët e furnitorit kinez “nga sistemi i tyre”.

Qasja më e hapur e Gjermanisë do ta linte atë me rregulla më të lirshme sesa Britania e Madhe, e cila ka vendosur një ndalim të plotë, dhe Francën, ku qeveria e Presidentit Emmanuel Macron ka hartuar rregulla duke e bërë më të rrezikshme për operatorët që të përdorin kitin Huawei 5G, pa e ndaluar atë plotësisht.

Huawei është bërë një shkak i vazhdueshëm për tensionet gjeopolitike me Kinën.

Përveç presionit nga SHBA, Merkel është përballur me rezistencë nga agjencitë gjermane të inteligjencës, të cilat thonë se lidhjet e kompanisë me partinë komuniste kineze paraqesin rrezik për sigurinë e informacionit.

Përkthyer dhe përshtatur nga The Washington Post/ Konica.al

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Një tjetër kërcënim

Kina, ‘Rusia e re’ për NATO-n