MENU
klinika

Përgjigjet mjeku

Shenjat e mykut në trup, çfarë e bën të rritet jashtë kontrollit

06.09.2022 - 09:28

“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacienti: Shenjat e mykut në trup, çfarë e bën të rritet jashtë kontrollit

Mjeku: Kandida është emri i përdorur për të treguar rritjen e mykut në trup. Ky myk ekziston dhe bashkëjeton natyrshëm në trupin tonë. Kandida Albicans është një familje e mykut që jeton në mukozat e trupit në zorrë, sy, stomak, fshikzën e urinës, mushkëri, vaginë etj. Është një ndër miliarda mikroorganizma që jetojnë me ne në mënyrë krejtësisht miqësore. Roli i tyre është të luftojnë mikroorganizmat e dëmshëm. Por kandida nuk duhet të shtohet më shumë seç duhet për sa kohë trupi i njeriut është gjallë. Kur Kandida Albicans shtohet më shumë se përmasat e lejueshme, atëherë ajo përbën rrezik për shëndetin dhe sjell komplikacione të ndryshme.

Disa nga simptomat që mund të shkaktojë shtimi i kandidës.

Alergji, sensitivet, intolerancë, të cilat përkeqësohen në ambjente me lagështirë apo myk
Intolerancë ose alergji ndaj parfumeve, barit, maceve, qenve, pluhurit, mykut, polenit
Bllokim hundësh dhe të rrugëve të frymëmarrjes
Neps për sheqer dhe ëmbëlsira
Oshëtimë në vesh
Probleme të tretjes, diarre, kapsllëk, fryrje të barkut, mukozë në fekale.
Skuqje, tharje, kruarje, lotim të syve
Aritmi, palpitim
Dhimbje koke, marrje mendsh, turbullim
Rënie flokësh, zbokth
Hemorroide, iritim dhe skuqje të rektumit
Hipoglicemi
Çrregullime të gjendrës tiroide
Irritim të grykëve
Çrregullime të lëkurës
Nervozizëm
Vaginit, infertilitet
Çfarë e bën mykun të rritet jashtë kontrollit?

Një sistem imunitar i shëndoshë e mban mykun nën kontroll dhe në ekuilibër me mikroorganizmat e tjerë. Por në disa situata, ai mund të mbizhvillohet. Shkaktarët kryesorë janë përdorimi i tepruar i antibiotikëve, përdorimi i ujit me klor dhe përdorimi i dezinfektantëve pa kriter.

Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.