“Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.
Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.
Pacienti: Sëmundjet e zemrës prekin më shumë gratë apo burrat?
Mjeku: Që nga vitit 1984 më shumë gra se burra kanë vdekur nga sëmundjet e zemrës. Këto të fundit po konsiderohen si shkaku kryesor I vdekjes së grave mbi 65 vjeç, si dhe shkak kryesor për burrat.
Pas daljes në pension, 70% e burrave dhe grave kanë probleme kardiovaskulare, të cilat përfshijnë sëmundje të arterieve koronare, atake, si dhe tension të lartë. Rreziku vazhdon të rritet në moshën 80 vjeç, kur preken 83% e burrave dhe një përqindje akoma më e lartë e grave, 87%
Ç’mund të bëni: S’ka rëndësi nëse jeni burrë apo grua, kërkojini doktorit tuaj që t’ju bëjë një kontroll të plotë të zemrës që përfshin kontrollin e kolesterolit dhe tensionit të gjakut. Pastaj ndiqni këshillat e mjekut tuaj.
Nëse keni edhe ju pyetje, dhe doni të merrni një përgjigje të shpejtë nga mjekët e “spitalit tonë online”, klikoni këtu. Identiteti juaj do të mbetet anonim.