MENU
klinika

Abstraksionizmi bashkëkohor

Thomas Hunziker, ndërmjet formës dhe natyrës

10.02.2019 - 11:26

Nga Eugent Kllapi

Njeriu është një proces, ai është në evoluim të gjithëkohshëm. Nuk ka qenë statik asnjëherë por ka lëvizur nga forma në formë nëpërmjet zhvendosjeve të ideve të tij.

Kjo krah për krah me natyrën e ka bërë atë që me procesin dhe evoluimin e ideve të përcjellë dhe artin e tij. Çdo gjë në vetvete e kultivuar si sublime në mendjen e njeriut është art.

Në proceset e ndryshme dhe evoluitive të formave të abstragimit të tij ideor zhvillohet një dinamikë formash dhe përmbajtjesh që te çdo njeri të jetë e ndryshme nga njeri-tjetri. Po pikërisht kjo mund të quhet art bashkëkohor.

Thomas Hunziker në një proces të vazhdueshmërisë së tij artistike prezanton ciklin e grafikave dhe instalacionit skulpturor në ekspozitën “Laborator” në galerinë FAB në Tiranë.

Ai mundohet të sjelle dy anët e medaljes, në qoftë se me format tradicionale ai kërkon përsoshmërinë për të qenë në ekzistencë si artist që ndjek rrymat që nga neoklasiciteti grek me anë të rilindjes si etapë e famshme mbi zhvilimit e formës trupore të njeriut, me abstraksionin e tij, por në fakt e ngjizur nga abstraksioni si rrymë bashkëkohore moderne dhe mostmoderne të shoqërisë, ai kërkon të mos jetë artist, të jetë rastësor në procesin e formave të ndryshme lëndore.

Pra të quhet ‘’menaxher i rastësisë’’ sipas tij. Ai i bashkon këtë të ndryshme dhe jep një formë më të zgjeruar të dyja anëve të medaljes.

Rastësia është mbreti i botës, dhe arti është kurora që i vë kjo rastësi vetes. Pra rastësia mund të krijojë nëpërmjet vetë natyrës art, art që duhet të gjykohet jo nga ai.

Siç mendon kuratori Gent Gjikola, ‘’Autori ka zbrazur studion e tij në këtë galeri,’’ Sipas tij ai është në proces të vazhdueshëm të kërkimit të formës, është një kërkim. 

Në kushte natyrale merr një pigment, dhe me kushte të ndryshme të proceseve të nnatyrës mundohet të eksplorojë kushte të ndryshme të gjendjes së të bukurës, të perfeskionit natyror, si dikur thoshte filozofi i famshëm Spinoza, ‘’Natyra është Zoti’’ dhe sikur Zoti e kthyer në proces natyror shpall art nëpërmjet rastësisë së artistit Thomas Hunziker.

Arti i jashtzakonshëm ndodhet në dinamikën e shpirtit të çdo individi që kërkon të reformohet. Këtu artisti mënjanohet dhe ia lë gjykimin artistit shikues, shikuesit që do të eksplorojë art, artdashësit që e ka pasur ose e ka një formë të vazhdueshme në mendje po nuk i është dhënë rasti të përfshihet konkretisht në të.

Artisti është thjesht një menaxher i veprave të tij. Ai sjell gjithë veprën e ti objektive ose jo objektive. Në fakt edhe në këtë proces formor ai nuk është i parëndësishëm, ai nuk është i përjashtuar, por ai synon që me anë të minimalizomit të tij të bëjë artdashës. Me forma të ndryshme të përfshijë.

Në format e ndryshme eksplorimi është i pafund, që nga inertet, tekstilet e deri te objektet e lëngshme.

Me anë të natyrës ai eksploron pafund dhe rieksploron procese reaksioni dhe evolucioni të formave artistike. Kur ato nuk përmbushin shijen e tij dhe idetë mbi abstraksionin ai i riciklon, i riformon.

Në vetvete çdo formë evolutive qoftë qenësore është në proces, në riformim, dhe këtë dinamikë do të japë artisti me anë të abstraksionin, kurse me anë të sklupturës ai kërkon të gjejë përsoshmërinë. Neoklasiciteti i tij ndahet në forma të ndryshme të ekspozimit dhe ai ia lë shijen artdashësit.

Abstraksionizmi i lindur në fillime të shekullit të 20 si formë moderne në proceset e urbanizimit dhe modernizimit sidomos me Kandiskin dhe autorë të tjerë kanë synuar këtë. Që njeriu të përfshihet i gjithi në art dhe jo vetëm njerëzit të ndjekin artistin si qenie unike.

Në vitet 60 krijohen forma të ndryshme të paraqitjes artistike si tekstile, plastika, objekte inerteje, objekte të ngurta, kolazhe të ndryshme, a deri tek shumëllojshmëria e të gjitha objekteve.

Kjo tendencë si vazhdimësi e rrymës së Popartit me nismëtarë Marcel Duchamp, Joseph Kosuth, Pollock apo artisti gjerman Joseph Beuys, Allan Kaprov me angazhimin e tij si ‘’Diçka që ndodh’’.

Artistët në këtë kohë dëshironin që procesi, veprimi, ndjenja të ishin në qendër të vëmendjes te shikuesi më shumë se te vetja e tyre. Ngre krye revolta artistike. Ata donin të ‘’angazhonin’’ ndjesitë, perceptimet dhe përjetimet e shoqërisë, ata dëshironin të afronin sa më të thjeshtën, të përditshmen, kundrejt artit sublim elitar apo forma klasike të të bërit art.

Kjo ekspozitë është vazhdimësi e këtij mendimi. Duhet të përfshihesh që ta kuptosh dhe të ndihesh artist. Ne artin si dhe fuqinë, Zotin, natyrën, procesin, rilindjen, riformimin tonë e kemi Brenda vetes. Ekspozita do qëndrojë një jave e hapur në galerinë FAB.

Mos ngurroni të shkoni në FAB, aty ku njerëzit kthehen në artistë!

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN