MENU
klinika

Raporti vjetor i ASD

Depozitat në banka, sa përqind të totalit kanë individët?

05.04.2019 - 13:41

Bazuar në disa të dhëna të bëra publike nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave (ASD), vihet re se depozitat e sigurueshme në sistemin bankar në dhjetor të 2018 kanë kapur vlerën e 922.3 miliardë lekëve.

Të dhënat sipas ASD:

Sa ishte numri total i depozituesve individë?

-Numri total i këtyre depozituesve që përfitojnë nga skema e sigurimit të depozitave në 2018 është 2.388.717

-Nga këta, 911.153 depozitues janë inaktivë, pasi kanë në banka 0-100 lekë

-ASD sqaron se këta nuk janë individë, pasi një individ mund të ketë disa depozita.

-1.414.440 depozitues kanë deri në 2.5 mln lekë

-Këta depozitues përfitojnë mbulim të plotë nga skema e sigurimit të depozitave

-Depozituesit individë me depozita më të mëdha se 2.5 mln lekë në fund të dhjetorit 2018, janë 90,845 apo 3.7% e totalit të depozituesve në vend.

Sipas ASD, Depozitat e siguruara të individëve për sistemin bankar në fund të dhjetorit 2018 ishin në vlerën 633.2 mld lekë dhe përbëjnë 68.7% të vlerës së depozitave të sigurueshme të individëve.

Për periudhën 2010-2018, përqindja e depozitave të individëve me vlerë deri në 2.5 mln lekë, varion nga 40% deri në 44% të totalit të depozitave të sigurueshme.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


15 mld lekë për janarin

Depozitat vijojnë rritjen

Rekomandimet në “vesh të shurdhër”

Dossier/ Bankat, ku “çalon” konkurrenca