MENU
klinika

Të dhënat

Kreditë me probleme, situata sipas Bankës së Shqipërisë

11.04.2019 - 14:05

Bazuar në disa të dhëna të Bankës së Shqipërisë, vihet re se niveli i kredive e probleme ishte i qëndrueshëm për muajin shkurt.

Sipas këtyre të dhënave, ky tregues për Shqipërinë ishte në nivelin 11.4% nga 11.3% që ishte në Janar.

Edhe pse kanë pësuar një rritje të lehtë herë pas here, sërish raporti i kredive me probleme mbetet në nivele të ulëta.

Kjo ka qenë arsyeja pse bankat janë përpjekur më shumti vitet e fundit deri sa e kanë çuar këtë tregues në nivele më të pranueshme.

Pas këtyre përpjekjeve, bankierët bëjnë me dije se situata është më e menaxhueshme.

Gjithashtu sipas ekspertëve, kreditë me probleme nuk janë më një faktor madhor për frenimin e kreditimit të ekonomisë.

Pavarësisht masave dhe përpjekjeve të bëra, Banka e Shqipërisë sërish ka vënë theksin te nevoja për masa të reja.

Këto masa sipas BSH-së do të normalizonte raportin e kredive me probleme.

Cili është faktori që nuk ka dhënë kontributin e pritshëm në uljen e raportit të kredive me probleme?

-Faktori që s’dha kontributin e pritshëm është rritja e kredisë së re
-Vitin e kaluar huadhënia ishte e ngadaltë dhe erdhi duke u përmirësuar deri në muajt e parë të këtij viti, muaj ku shifrat ishin inkurajuese.
-Në dy muajt e parë të vitit portofoli i ekonomisë është rritur me rreth 9 miliardë lekë

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Në rritje me 15%

200 mln euro kredi konsumi

BSH: Duhen forma të tjera

Bankat kanë fshirë 51 mld lekë kredi