Policia e Kantonit të Luzernit kanë dhënë detajet e fundit lidhur me akuzat e rënda që është duke u përballur Loredana Zefi në Zvicër për mashtrim, kërcënim dhe detyrim.
Zëdhënësi i Policisë së Luzernit, Simon Kopp ka konfirmuar se Loredana Zefi është arrestuar gjatë ditës së djeshme, ku po ashtu i është kontrolluar shtëpia e saj. Po ashtu policia ka konfirmuar se ajo është duke u hetuar për mashtrim.
Policia e Lucernit po ashtu ka konfirmuar se aktualisht reperja nga Ferizaji nuk është në paraburgim dhe se do të intervistohet ditëve të ardhshme.
“Mund të konfirmoj që gruaja e arrestuar dje nga Policia e Luzernit, i është kontrolluar shtëpia e saj. Prokuroria tani është duke e hetuar për mashtrim, por ajo pretendon në pafajësinë e saj. Gruaja do të intervistohet në ditët e ardhshme. Konfirmojmë po ashtu se ajo nuk është në paraburgim”, ka deklaruar Kopp.
Reperja nga Ferizaj, Loredana Zefi e cila është e martuar me reperin kosovar, Mozzik aktualisht po përballet me akuza të rënda të mashtrimit, kërcënimit dhe detyrimit.
Ajo është arrestuar me akuzat e një çifti në Zvicër, i cili e akuzoi se ju mori pasurinë në bazë të të gjitha këtyre veprave. Thuhet se Loredana e bëri tërë këtë skemë, bashkë me vëllain e saj.
Hulumtimi i gazetës zvicerane ’20 minuten’ shkruan se si Loredana Zefi ka mashtruar, ka ndërruar identitetin e saj, e kërcënuar çiftin në fjalë dhe ka detyruar të bënin gjëra që nuk donin t’i bënin.
Në pjesën e parë të shkrimit bëhen të ditura format e mashtrimit, kërcënimet që çifti i mori nga Loredana dhe ndërrimet e identiteteve që bëri ajo dhe vëllai i saj.
“20 minuten”, kishte kontaktuar me Loredana Zefin, para se ajo të arrestohej ditën e djeshme nga policia kantonale e Luzernit, për vjedhjen e 900 mijë frangave.
Gazeta shkruan se Loredana, e kishte pranuar se 900 mijë franga i takojnë familjes Z., të cilët e akuzuan për vjedhjen e tyre, por nuk e kishte pranuar se ajo ishte pjesë e marrjes së tyre. Loredana kishte thënë se vëllezërit e saj e kanë bërë këtë dhe ajo nuk ka asnjë lidhje.
Loredana u citua të kishte thënë “Ju e dini, bëj gjithçka për drejtësi. Ju thjeshtë nuk duhet t’i besoni të gjithëve”.
Gazeta zvicerane, emrin e vërtetë të vëllait të Loredanës (Bekimit) e ka mbuluar me emrin Berat, për arsye të mbrojtjes së identitetit. Gjithashtu, emrin e vëllait tjetër (Arsim) gjithashtu të përfshirë , e kanë mbrojtur me emrin Agon. Këta emra nuk janë origjinalë dhe janë të mbrojtur nga gazeta.