Ajaxi i Amsterdamit ishte shumë më tepër se një surprizë e bukur në këtë edicion të Champions League.
Harkëtarët zhvilluan një performancë fantastike dhe eleminimi i tyre erdhi vetëm në sekondat e fundit nga heroi i Tottenham, Lucas Moura.
Zhgënjimi në fund të ndeshjes ishte i madh dhe talentet e rinj shpërthyen në lot, por klubi është munduar t’i ngushëllojë disi lojtarët.
Faqja zyrtare e Ajax ka publikuar një video ku iu drejtohet lojtarëve: “Kokën lart, gjoksin para”, duke i falënderuar për emocionet.
“Kështu, kjo ishte. Ëndrra vdiq… U shkatërrua në momentin e fundit. Ishim shumë pranë. Vetëm disa sekonda larg historisë…”, thuhet ndër të tjera në video.
Megjithatë Harkëtarët nuk duan të dorëzohen dhe kur kanë ngelur edhe pak ndeshje ngs titulli kampion ata shprehen: “Sezoni ynë ende nuk është mbyllur”.
Ekipi i Ten Hag ishte vetëm pak sekonda larg finales pas 22 vitesh përpjekje , por pavarësisht eleminimit, ata fituan simpatinë e gjithë botës me sezonin e zhvilluar.