MENU
klinika

"Los Blancos" gati për merkato

Real Madrid ‘përvesh mëngët’/ 280 mln euro për talentin e PSG

08.05.2019 - 21:25

Real Madrid ka nisur nga puna për të rimodeluar ekipin për sezonin e ardhshëm.

“Los Blancos” së fundmi është fiksuar me Kylian Mbappe.

Lajmin e bujshëm e publikon revista France Football dhe referuar artikullit të saj trajneri Zinedine Zidane e ka artikuluar emrin e Mbappe si preferncën e parë dhe absolute për porjektin e ri madhor së cilës do t’i nënshtrohet organika e madrilenëve.

France Football shton gjithashtu se negociatat pritet të nisin javën e ardhshme me operacionin që është i destinuar për t’u kthyer në kryefjalën e merkatos verore.

I pyetur disa herë mbi emrat e Neymar dhe Mbappe, Zidane i është shmangur një deklarate mbi ta duke thënë se politikat e tij e lejojnë të flasë vetëm për lojtarët që ka në dispozicion.

Gjithsesi mesohet se fancezi e ka artikuluar me bindje të plotë emrin e Mbappes për të cilin klubi merengues nuk do të kursehet i gatshëm për të realizuar transferimin më të bujshëm dhe më të kushtueshëm që arrin në 280 milionë euro.

Njësoj si Neymar, edhe Mbappe duket se është demotivuar nga ecuria e klubit parizien duke u tunduar nga një aventurë e re. Për me tepër gjobitja e sulmuesit me 180 mijë euro nga ana e trajnerit Tuchel për paraqitjen me vonesë në seancat stërvitore  ka tensionuar disi klimën mes tij dhe klubit francez.

Transferimi Mbappe duket se do të kthehet në telenovelën e re të merkatos dhe me Pogba e Hazard, Zidane do të krijonte një skuadër ëndrrash që do kërcënonte çdo kundërshtar.