Butrint Imeri është pa dyshim një prej këngëtarëve më të dëgjuar e më të pëlqyer të momentit.
Ai ka ditur që gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes për lajmet e shumta për lidhjet e tij, të aluduara ose jo.
Por, përpos Showbizit, nuk ka arsye se pse mos të përmendim edhe faktin se është një artist shumë i sukseshëm. Për këtë na mjafton vetëm të përmendim se një muaj më parë, ai publikoi këngën e re “Hajt hajt” dhe është kthyer në një ndër hitet e kësaj vere dhe ka arritur plot 14 milionë klikime në Youtube.
Por, le të rikthehemi sërish te jeta personale e tij, pasi e dimë mirë se vajzat atë duan të lexojnë…Së fundmi ai ka treguar se njëra prej këngëve të tij ka të bëjë me histori personale të vetë këngëtarit.
Bëhet fjalë për këngën “Xhanëm”, e cila mesa duket është një ndër këngët më të dashura për Butrintin.
“Xhanëm” ka qenë një këngë që më ka prekur dhe mua vetë shumë. Është një këngë që më ka prekur dhe ka diçka në lidhje me mua. Çfarë ka pas? Po unë kam pasur lidhje, sene kshu.”- ka treguar këngëtari.
Gjithashtu, i pyetur për statusin e tij, Butrinti ka treguar për të disatën herë se është single, duke mohuar çdo lajm për lidhjen e tij me moderatoren Kiara Tito.