11.10.2019 - 19:26
Stephen Curry është në formë. Pak javë para fillimit të sezonit 2019-2020 të NBA-së, basketbollisti i Golden State Warriors ka realizuar 40 pikë në 25 minuta lojë, në miqësoren që ekipi i tij fitoi ndaj Minnesota me shifrat 143-123.
Këtë sezon, Curry do të mbajë peshën më të madhe të skuadrës, duke parë dëmtimin e Klay Thompson dhe largimin e Kevin Durant. “Kjo gjë s’më tremb, jam mësuar edhe më parë. Jam gati të jap kontributin tim”, u shpreh 31-vjeçari, 3 tituj kampionë në NBA.
“Dua trofeun MVP. Do të bëj maksimumin për ta marrë. Natyrisht që edhe titulli kampion është në planet tona”, është shprehur Curry.
Talenti i NBA-së e ka fituar dy herë trofeun MVP (2015 dhe 2016).
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Deklarata e yllit të NBA