MENU
klinika

NBA

LeBron James debuton me humbje te Lakers

19.10.2018 - 11:10

Edhe dita e tretë në NBA ka pasur surpriza, ku vëmendja kryesore ka qenë te debutimi i LeBron James me Lakers, që në fund ka humbur. Skuadra e dytë më e titulluar në elitën e basketbollit amerikan pësoi disfatë në start 128-119 në “Moda Center” të Portland ndaj vendësve të Trail Blazers.

26 pikë, 6 asiste dhe 12 rikuperime ishin shifrat e ish-basketbollistit të Cleveland Cavaliers, statistika të pamjaftueshme për shmangur humbjen. Madje “Mbreti” James nuk rezultoi as më i miri i ndeshjes, çmim që i takoi Damian Lillard të Portlandit me 28 pikë, 4 asiste dhe 6 rikuperime.

LeBron e konsideroi këtë përballje si hapin e parë të një udhëtimi të gjatë, por ndoshta as ai nuk e priste kaq të vështirë. Lakers treguan limitet e tyre në fazën mbrojtëse, por edhe personalitet, pavarësisht disfatës.

Ndërsa Philadephia 76ers fituan me prepotencë 127-118 ndaj Chicago Bulls. Ben Simmons regjistroi “triple double” e parë sezonal, duke e mbyllur ndeshjen me 13 pikë, 11 asiste dhe 13 topa të kontrolluar poshtë koshit. Sigurisht skenën e rrëmbeu Joel Embiid që spikati me 30 pikë e 12 rikuperime. Po 30 realizoi edhe LaVine i Bulls.

Një kosh i shënuar nga Kelly Olynyk në momentin e rënies së sirenës për përfundimin e takimit i dha fitoren 112-113 Miami Heat në parketin e Washington Wizards. Në “Capital One Arena” u zhvillua një sfidë tepër e ekuilibruar, me skuadrat që shkëmbenin herë pas here kryesimin, me diferencën më të thellë që shkoi vetëm 9 pikë.

Gjithsesi, skuadra nga Florida pati edhe fatin me vete, pasi koshin e fundit që i dha një pikë epërsi e shënoi në limit, vetëm 2/10 e sekondës para përfundimit të takimit.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Cleveland humb pa James

NBA ka surpriza në ditën e dytë