Los Angeles Lakers, i udhëhequr nga LeBron James, me 24 pikë, 11 asiste dhe 12 rebound, fitoi sot në orët e para të mëngjesit 128-100 ndaj Charlotte ndeshjen e saj të radhës në NBA, ekip që ka si pronar legjendën e basketbollit amerikan Michael Jordan.
Pas përfundimit të kësaj sfide, LeBron James, ylli i Lakers, kujtoi emocionet e takimit të parë që ai pati me Jordan. “Ishte diçka hyjnore për mua. Të takoje Michael Jordan ishte si të takoje Zotin për herë të parë”, – tha James.
“Ky takim ndodhi kur isha vetëm 16 vjeç, në qershor të vitit 2001 dhe asokohe luaja në shkollën e lartë. Michael po përgatitej për t’u rikthyer në basketboll pas tërheqjes”, – kujton LeBron James, që konsiderohet nga të gjithë si pasardhësi i Michael Jordan.
James erdhi këtë sezon te Lakers dhe në fillim patën shumë vështirësi, por tani janë ngritur në renditje dhe ndodhen në vendin e katërt, shumë pranë vendit të tretë dhe të katërt. Pra, Lakers thuajse e ka siguruar zonën “play-off”.